Kamioni varet në urë, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë shoferin… burri ngre duart lart në qiell

Pamjet e aksionit të shpëtimit në Palm Beach të Shteteve të Bashkuara janë bërë virale në mediat vendase e rrjetet sociale, teksa zjarrfikësit atje nxjerrin shoferin e një kamioni që kishte mbetur gjysëm i varur në një urë.

Shoferi i kamionit të tonazhit të rëndë (me 18 rrota) kishte humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga ura. Pjesa e përparme e automjetit kishte dalë plotësisht dhe varej në lartësinë e urës. Ekipi i zjarrfikësve mbërriti pranë shoferit duke përdorur një vinç. Me të nxjerrë e vendosur në vinç shoferin, ky i fundit falenderon zjarrfikësit dhe ngre duart lart në qiell në shenjë falenderimi…