I pathyeshëm Akil Gjakova. Xhudisti kosovar ka arritur të mposhtë çdo kundërshtar duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Hapur, i cili po mbahet në Prishtinë.
Gjakova u përball në finale me xhudistin Italian Manel Lombardos në kategorinë 73 kg, duke u shpallur fitues.
Veç Gjakovës, medalje (të bronzta) morën Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.