Kanada: I mori jetën familjes me 4 anëtarë për të “frikësuar muslimanët”, 22 vjeçari rrezikon burg përjetë

Një 22 vjeçar nga Kanadaja i quajtur Nathaniel Veltman, i cili akuzohet për vrasjen e një familje 4 anëtarëshe, ka thënë përpara gjykatës në Ontario se kishte dashur “të frikësonte të gjithë muslimanët” me aktij e tij kriminal.

22 vjeçari i mori jetën Salman Adzaal, 46 vjeçar, të shoqes Madiha Salam, 44 vjeçe si dhe vajzës së tyre 15 vjeçare Yumna Afzaal e të moshuarës Talat Afzaal (nëna e Salman), 74 vjeçe. Një fëmijë 9 vjeçar po ashtu mori plagë kritike, por mundi t’i mbijetojë sulmit terrorist të të riut.

22 vjeçari i cili akuzohet për 4 vepra të “vrasjes së shkallës së parë”, akuzohet po ashtu edhe për veprën penale të terrorizmit.

Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin, ndërsa shpallja e tij fajtor do ta çonte të riun në burgim përjetë.

Familja Afzaal kishte dalë për shëtitje më qershor të vitit 2021, kur një makinë që drejtohej nga i riu i shtypi.

Mbrojtja e 22 vjeçarit ka kërkuar shpalljen e të riut si të pafajshëm, duke argumentuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rasti po ndiqet me vëmendje në të gjithë Kanadanë, pasi shënon herën e parë që një juri në Kanada ka dëgjuar argumente ligjore mbi terrorizmin në lidhje me supremacinë e bardhë. Gjykata nuk do të duhet të vendosë vetëm nëse 22 vjeçari është i pafajshëm, por edhe nëse të tilla akte mund të konsiderohen si ‘terroriste’.

Prokuroria ka orvatur të argumentojë se vrasjet jo vetëm që ishin të qëllimshme, por janë nisur nga ideja për të shpërndarë frikë. Po ashtu prokuroria argumentoi se 22 vjeçari ishte shtyrë e motivuar nga ideologjitë e supremacistëve të bardhë për të sulmuar familjen Afzaal. Prokuroria tha se i riu ishte radikaluzyar e pas arrestimit, në kompjuterin e tij u gjendën dokumente e shënime të urrjejtjes për muslimanët.

Mbrojtja ndërkohë argumentoi se i riu kishte qenë në gjendje të rënduar psikike dhe se prej kohësh vuante nga depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitet, të gjitha këto edhe të shtyra nga përdorimi i tepruar i drogërave.

Burimi: BBC / Përshtati: FCH.al