“Kapësit” e erës! Teknika që përdorej 2000 vite më parë për t’i bërë ballë vapës

Ky vit ka qenë ndër më të nxehtit në glob, me temperatura që thyen rekorde në dekada. E shumëkush mund të ketë pyetur veten… si e përballonin njerëzit dikur vapën, në një ekopë pa energji elektrike apo teknologjinë e sotme.

Mjafton të shkosh në qytetet e lashta të Perandorisë Perse apo në Egjiptin e lashtë, për të kuptuar sesa e mprehtë mund të jetë mendja e njeriut.

Ju prezantojmë me qytetin e vjetër të Yazd-it. Ndodhet në shkretëtirë, në zonën qendrore të Iranit. Dikur ishte pjesë e Persisë së lashtë dhe një vend që sot e kësaj dite, “ruan” gjeninë e njeriut.

Në Yazd ka një sistem të tërë mrekullie inxhinierike, përfshi këtu struktura ftohëse nëntokësore të quajtura yakhchāl, një sistem vaditje nëntokësor i quajtur qanats, e madje edhe një rrjetë postare e quajtur pirradaziš , krijuar më shumë se 2 mijë vite përpara sistemit të famshëm postar të SHBA-ve.

E mes teknologjive të lashta, ndodhet dhe “Kapësi i erës”, ose bâdgir në gjuhën perse. Këto struktura të jashtëzakonshme janë një pamje e zakontë në Yazd. Në të shumtën e herëve janë kulla rektangulare, por në raste të tjera kanë dhe forma rrethore, oktagonale, etj.

Edhe pse studiuesit mendojnë se teknika është shpikur në Egjiptin e Lashtë, qyteti i Yazdit ka më së shumti ‘kapës ere’ në të gjithë botën. Një mënyrë që nuk kërkon as energji elektrike, as ndonjë karburant apo veprimtari fizike njerëzore.

Ka dy forca kryesore që e çojnë ajrin përmes dhe poshtë këtyre strukturave. Ajri i ngrohtë ka tendencë të shkojë për lart, ndërsa ai që është më i ftohtë (rrjedhimisht më dens), të qëndrojë poshtë.

Edhe pse studiuesit mendojnë se teknika është shpikur në Egjiptin e Lashtë, qyteti i Yazdit ka më së shumti ‘kapës ere’ në të gjithë botën. Një mënyrë që nuk kërkon as energji elektrike, as ndonjë karburant apo veprimtari fizike njerëzore.

Ka dy forca kryesore që e çojnë ajrin përmes dhe poshtë këtyre strukturave. Ajri i ngrohtë ka tendencë të shkojë për lart, ndërsa ai që është më i ftohtë (rrjedhimisht më dens), të qëndrojë poshtë.

Fillimisht, ajri ‘kapet’ mes të çarave të kullave. Ajri më tutje tunelon poshtë, përgjatë strukturës (kullës), duke depozituar aty rërën apo të tjera materiale. Më pas ajri rrugëton drejt ambienteve të brendshme të godinës. Eventualisht, ajri i nxehtë ngrihet lart, duke ia lënë vendin ajrit të ftohtë.

Kjo është teknika bazike, por ka një sërë elementësh të tjerë që e bëjnë “Kapësin e erës”, formën më gjeniale për të krijuar një ambient të ftohtë në mes të shkretëtirës. Inxhinierët apo arkitektët e asaj kohe, kanë menduar në detaje çdo aspekt, duke përfshirë numrin e të çarave që duhet të kenë kullat (kapësit e erës), e deri tek mënyra sesi të organizohet godina e banimit pranë saj.

Perfeksionimi i kësaj teknike ka shkuar deri atje sa kullat e korridoret janë të lidhura me sisteme uji, në mënyrë që ajri të ftohet edhe më tutje (prej ujit) para se të shkojë në dhomat e banimit.

Burimi: BBC