Së fundmi, kapiteti i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti, ka shënuar paraqitjen e tij të 250 me skuadrën e Atalantës në Serie-n A Italiane.
“Xhimi” në fakt është një futbollist për t’u marrë shembull në fushën e blertë e jo vetëm. Në 250 ndeshje me Atalantën, Berati nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.
Një statistikë për t’u patur në konsideratë, kur shikon sesi ky futbollist nuk e ka rënduar skuadrën e tij asnjëherë në 250 ndeshje të luajtura.
Në lidhje me kartonët e verdhë, Berat Gjimshiti është ndëshkuar 44 herë në ndeshjet e tij me Atalantën. Në karrierën e tij si futbollist, Gjimshiti është ndëshkuar vetëm dy herë me kartonin e kuq, njëherë me Kombëtaren në ndeshjen kundër Izraelit dhe një herë kur ka qenë pjesë e Avelinos në Serinë B italiane.