Katër persona të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje… njëri “ndihmoi” shokun teksa ai rrihte të shoqen

Policia ka përcjellë këtë të premte tre njoftime mbi tre raste të dhunës në kryeqytet. Rasti i parë është i një 34 vjeçari, i cili ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe motrës së tij. 34 vjeçari me inicialet F.L, është arrestuar.

Një tjetër rast po në kryeqytet, është i një 42 vjeçari i cili ka rrahur bashkëshorten e tij. 42 vjeçari me inicialet A.Gj po ashtu është arrestuar.

Së fundmi, oficerët e komisariatit nr.7 arrestuan dy burra nën akuzën e dhunës. A.Gj 40 vjeçar së bashku me mikun e tij 43 vjeçar, kanë rrahur bashkëshorten e A.Gj në Vorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. Gj., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Gj. Gj., 43 vjeç, të dy banues në Vorë, Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit A. Gj.”-thuhet në njoftimin e policisë.