Katër shokë vishen me uniforma të UÇK-së, shkojnë për homazhe në Prekaz në 16 vjetorin e Pavarësisë

E vërteta e sakrificës gjendet në Prekaz. E në këtë 16 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, një grup shokësh, disa prej të cilëve mërgimtarë, kanë vendosur të shkojnë të veshur me uniformë për të nderuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

Mërgim Musa, qytetar nga Buroja e Skënderajt, tregoi për median e Kosovës arsyen e veshjes me këtë uniformë.

“Jemi në Prekazin legjendar për nder të Pavarësisë së Kosovës. Kemi ardh me festu bashkë me qytetarët. Arsyeja e veshjes me  uniformë është kjo uniformë që sot jemi të lirë kanë dhënë shumë kontribut njerëzit dhe nuk bën me e harru historinë e të kaluarës. Urime krejt shqiptarëve kudo që janë dhe shpresojmë se do të bëhet mirë edhe këtu dhe gjitha të mirat”, tha Musa.

“Kemi ardh për pavarësinë e Kosovës. Urimi jonë jo vetëm por i gjithë shqiptarëve është që të shtrohet sovraniteti në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova është mirë ka mujt me qenë shumë ma mirë por shpresojmë se Qeveria e re e çon procesin përpara. Ditën e shpalljes së Pavarësisë e kemi përcjell nga Norvegjia me një gëzim që nuk përshkruhet dhe nuk harrohet. Kemi pasur mysafirë edhe norvegjez që i kanë përcjell manifestimet në atë kohë. Nuk ka më mirë është një kënaqësi e veçantë për krejt shqiptarët. Nuk ka ma mirë”, tha Ymer Mecinaj, i cili prej kohësh jeton në emigrim.