Tre makina janë përplasur mes tyre në autostradën e Elbasanit, në vendin e njohur si “Llixhat”.
Përplasja ka qenë e fortë ndërsa një prej automjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Njëra prej makinave ka qenë nën drejtimin e një shtetasi turk.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoritetet policore dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital dy gra dhe dy burra.
