Kavajë: 6 vjeçari përplaset për vdekje nga makina, policia arreston shoferin 25 vjeçar

Një fëmijë veçse 6 vjeçar ndërroi jetë në një aksident tragjik rrugor në lagjen nr.1 të Kavajës.

I mituri po tentonte të kalonte rrugën në momentin kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 25 vjeçar. 6 vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferi u arrestua nga policia.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.”