Kavajë: I moshuari ndërron jetë sapo hyn në det në plazhin e Spillesë

Një 66 vjeçar a ndërruar jetë këtë të hënë në plazhin e Spillesë.

Autoritetet njoftuan se burri në moshë ka pësuar një arrest kardiak sapo ka hyrë në det.

“Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë,dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.