“Kemi ardhur këtu për ty” 16 vjeçari me leuçemi vjen në studion e “Për Shqiptarët”, përlotet nga fjalët e shokëve e shoqeve të klasës

Amarildo, 16 vjeçari i prekur nga leuçemia akute, ka ardhur këtë të premte në emisionin “Për Shqiptarët”, atje ku u bë thirrje për t’i ardhur në ndihmë të riut.

I shoqëruar nga i ati dhe nëna, Amarildo shprehu dëshirën për të ardhur live në emision… pa e ditur se atje e prisnin jo vetëm nënë e babë, por edhe shokët e shoqet e klasës. Këta të fundit iu drejtuan me mesazhe inkurajuese Amarildos, i cili nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

“Kemi ardhur të të përkrahim, jemi të gjithë me ty. I lutemi të gjithë shqiptarëve që të të ndihmojnë. Mezim presim që të vish tek klasa, tek vendi yt. Dua të të them që ne të duam shumë.”-tha një nga shoqet e klasës së Amarildos.

“Ndoshta kjo sëmundje ka prekur trupin tënd, por zemra jote ëshë shumë guximtare. Të duam shumë, do të jemi me ty për të të përkrahur.”-tha një tjetër shoqe e klasës së 16 vjeçarit.