Kërkoi zbutjen e masës, Gjykata Apelit lë në burg oficerin Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit në kryeqytet ka refuzuar kërkesën e oficerit Erjon Goxhara, i cili më datë 19 gusht qëlloi me armë zjarri shtetasin Lorenc Kosta në zonën e “Komunës së Parisit”.

Goxhara kërkoi përmes avokatit mbrojtës zbutjen e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli ka vendosur refuzimin e kësaj kërkese duke e lënë në burg efektivin.

Goxhara plagosi me armë disa herë Lorenc Kostën, punonjës në ERE, pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me inxhinierin. Oficeri madje i ka bërë dhe një video Lorenc Kostës, të cilin pasi e ka qëlluar ka nisur ta ofendojë duke i thënë se “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje!”.

Pas plagosjes oficeri është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar të nesërmen.