Këta janë babë e bir shqiptarë, që humbën jetën në Podgoricë… djali ishte veçse 6 vjeç

Anton Gjelaj dhe Kristiani vogël janë babë e bir të cilët humbën jetën në një aksident tragjik mesditën e 1 dhjetorit në Podgoricë të Malit të Zi.

Të dy udhëtonin me një mjet të tipit ‘Golf’, kur për rrethana ende nën hetim, mjeti u përplas në “Urën e Shtrembër” dhe mandej ra në lumin Moraça. Antoni 37 vjeçar dhe vogëlushi 6 vjeçar u nxorrën të pajetë nga uji, pas orvatjeve disa orëshë të ekipeve të zhytësve e zjarrfikësve.

Së fundmi babë e bir janë përcjellë në banesën e fundit në Malësi të Madhe.

Nga të dhënat e deritanishme dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë, shoferi 37 vjeçar është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur automjetin në urë, duke rënë mandej në lumë. Deri më tani po hetohet pista e vetëflijimit të babait, i cili në makinë kishte dhe të birin e mitur.