Pas dy ndeshjeve spektakolare të të premtes, ku fitimtarë dolën Spanja e Franca, këtë të shtunë do të mësojmë se cilat skuadra do të dalin në gjysëmfinale.
Në orën 18:00 zbresin në fushë Anglia e Zvicra, ndërsa në mbrëmje (21:00) Holanda do të përballet me Turqinë.
Dy fituesit, do të ndeshen në gjysëmfinale, ndërsa fituesi shkon në finalen e kampionatit më 14 korrik.
Angli- Zvicër, statistikat
Anglia u duk se do të eliminohej në një ndeshje jo fort të mirë me Sllovakinë në raundin e 1/16-ve, por rikthimi i tyre i beftë në shtesa, tregoi edhe njëherë vlerën e lojtarëve të kalibrit botëror që ndryshoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes.
Zvicra nga ana tjetër, e cila mundi Italinë në raundin e 1/16-ve dhe ishte fare pranë mundjes së Gjermanisë në fazën e grupeve, nuk k ndërmend të dorëzohet përballë Anglisë.
Statistikat: Në 13 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve, Anglia nuk ka humbur asnjërën. Përballja e fundit mes Anglisë e Zvicrës ka qenë në Euro204, kohë kur Wayne Rooney (atëherë 18 vjeç) u bë lojtari më i ri që shënoi gol në historinë e europianit. Anglia fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0.
Holandë- Turqi, statistika
Holanda hodhi pas krahëve daljen e saj të “turpshme” në fazën e grupeve, me një ndeshje të fituar pastër në raundin e 1/16 kundër Romanisë (3-0). Ata do të shpresojnë të bëjnë gola, për të arritur të parën gjysëmfinale, në këto 20 vite të fundit.
Turqia e cila ka treguar se është një ekip jo për t’u marrë lehtësisht, do të tentojë të tregojë sërish shpirtin e saj luftarak dhe të fitojë përballjen.
Statistikat: Holanda fitoi përballjen e fundit me Turqinë me një rezultat të thellë (6-1) kur skuadrat u përballën në kualifikueset për Kampionatin Botëror në 2022.