Kishin shkuar për të parë dëmet nga zjarri në banesë, vriten babë e bir në Dukagjin

Një krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Dukagjin të Shkodrës, atje ku Gjokë e Eduard Gurra (babë e bir) janë vrarë nga persona ende të paidentifikuar.

Babë e bir kishin shkuar për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në vendlindje (në një fshat në Pult), e cila një natë më parë ishte vënë në flakë. Nga zjarrvënia nuk ishte lënduar asnjë person pasi aty nuk banonte askush. Viktimat banonin në lagjen Partizani në Shkodër.

Pikërisht teksa 57 vjeçari dhe i biri 31 vjeçar po shikonin dëmet prej zjarrit, dyshohet t’i jetë bërë pritë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.