Kishte ndaluar në anë të rrugës, 42 vjeçarja shqiptare përplaset nga shoferi 18 vjeçar në Itali

Një 42 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Italinë fqinje pasi një makinë e ka pëplasur.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në Torino. Gruaja shqiptare e identifikuar si Edmonda Boka kishte ndaluar makinën në anë të rrugës mes Buriasco-s dhe Macello-s, pasi automjeti saj ‘Audi A3’ kishte patur një problem.

Në këtë moment një makinë tjetër e drejtuar nga një 18 vjeçar, ka ardhur nga korsia e kundërt me shpejtësi dhe e ka goditur 42 vjeçaren.

Sipas media italiane, një helikopter mbërriti në vendin e ngjarjes për të transportuar 42 vjeçaren, por orvatjet e mjekëve kanë qenë të kota pasi gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.