Kishte shkuar të shihte një ndeshje futbolli, kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Greqi

Një 26 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Volos të Greqisë. Aksidenti ndodhi të dielën pasdite, teksa Serxho Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli.

Në rrethana ende të paqarta, i riu ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur në anë të rrugës.

26 vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë. Serxho jetonte në Nea Jonia të Volosit dhe kishte passion motorët.

Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.