Kishte veçse 6 muaj në punë… momenti kur oficeri  23 vjeçar i shpëton jetën vajzës 3 vjeçe

“Ajo që ndodhi, do qëndrojë me mua përgjatë gjithë jetës sime”

Kështu e kujton oficeri Soren Osicka momentin kur iu përgjigj një thirrje për ndihmë bërë në komisariatin e policisë në një qytet në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Oficeri kishte veçse 6 muaj që kishte nisur punën si polic dhe rastisi të ishte fare pranë vendit të ngjarjes.

Kamera e tij trupore filmoi momentin kur një grua e cila mbante në krahë të bijën, i kërkon policit ndihmë pasi vajza nuk po merrte më frymë.

Oficeri merr vajzën dhe nis t’i bëjë masazh në gjoks. Pak pak momentesh, vajzës i rikthehet vetëdija e nis të marrë frymë.