Klaus Gjasula tërhiqet nga kombëtarja: E realizova ëndrrën, tani është koha e të tjerë të rinjve

Klaus Gjasula ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e tij nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Mesfushori 34 vjeçar përcolli mesazhin mbi tërheqjen në një postim në rrjetin social.

Klaus Gjasula njoftoi këtë të mërkurë tërheqjen nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Lajmin mesfushori 34-vjeçar e dha në një postim në rrjetet sociale.

“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur në botë. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Euro 2024. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet. Gjithsesi, jam menduar shumë kohët e fundit dhe me ftohtësi kam gjykuar e kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.