Klos, makina me dy turistë të huaj del nga rruga dhe bie nga një lartësi prej afro 50 metrash

Një automjet me të cilin udhëtonin dy turistë francezë, është aksidentuar në Xibër të Klosit dhe ka rënë në greminë, nga një lartësi prej rreth 50 metrash.

Dy turistët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Autoritetet u shprehën përmes një njoftimi paraprak, se të dy personat janë jashtë rrezikut për jetën

“Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit.”-njoftoi policia.