Barazimi me Moldavinë i solli kombëtares së Shqipërisë pikën e nevojshme për t’u kualifikuar në Euro2024. E teksa kuqezinjtë festonin UEFA ka publikuar disa imazhe të gëzimit të lojtarëve tanë, të cilët po i mbyllin këto eliminatore në vendin e parë e të pathyer.
“Kohë feste për Shqipërinë”-shkruan UEFA në rrjetin social, teksa në imazhe dallohet gëzimi i lojtarëve, puna e palodhur e të cilëve na çon sërish në Europian.
Vlerësimi i lojtarëve të kombëtares
Sipas faqes së specializuar “Sofascore”, njeriu i ndeshjes (Moldavi-Shqipëri) së djeshme, ishte portieri i Shqipërisë Etrit Berisha. Gardiani kuqezi u vlerësua me notën 7.8 falë disa ndërhyrjeve vendimtare, veçanërisht në pjesën e dytë. Pas tij renditet Taulant Seferi me notën 7.4.
Shqipëria kryeson grupin E me plot 13 pikë, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet të hënën në stadiumin “Air Albania” kundër Ishujve Faroe.