Koka 2 metër… arkeologët zbulojnë fosilin e një përbindëshi kolosal të detit

Arkeologët britanikë kanë bërë një zbulim me të vërtetë domethënës në shkëmbinjtë e Dorset në jug të Anglisë, nga ku kanë nxjerrë kokën e fosilizuar të një përbindëshi që zotëroi oqeanet miliona vite më parë.

Koka e fosilizuar i përket një Pliosauri, një specie marine reptili i cili dominoi ujërat e Tokës afro 150 milionë vite më parë. Nga matjet e kryera, koka rezulton të jetë mbi 2 metër e madhe dhe është një ndër ekzemplarët më të kompletuar, të gjetur ndonjëherë. E këtë e tregojnë ‘detajet’ në pjesën e gojës së përbindëshit, ate ku dallohet ‘relievi’ i dhëmbëve dhe disa vrima në pjesën e noçkës, që përngjajnë me receptorët që gjenden rëndom edhe sot në botën e kafshëve.

BBC, i cili i ka kushtuar një artikull të zgjeruar gjetjes së rrallë, shkruan se nëpër botë, janë tepër të rralla rastet si kjo kafkë e fosilizuar. Vetë koka e species është më e gjatë se shumica e njerëzve, duke dhënë idenë e madhësisë së kësaj krijese. Arkeologët kanë gjetur të fosilisuar në kafkë plot 130 dhëmbë, e shumë prej tyre kanë këtë pamje.

Piosaurët mendohet se kanë patur një peshë prej mëse 40 tonësh dhe një gjatësi prej afro 15 metrash.