Kreu i njësisë speciale të Kosovës Besart Ahmeti është shprehur krenar për punën e forcave komando, të cilët arritën më së miri të asgjësojnë planet e grupit terrorist serb në Banjskë.
Ahmeti reagoi përmes një postimi në rrjetin social, duke thënë se ndjen keqardhje për “ata që nuk ia kanë idenë e asaj se çfarë ka ndodhur”.
“Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur dhe duke thënë gënjeshtra sikur ishin aty”, ka shkruar Ahmeti.
