Kombëtarja e Shqipërisë në minifutboll kalon grupet në kampionatin botëror, nesër përballje direkte me Ukrainën

Kombëtarja kuqezi në minifutboll ka arritur një rezultat historik në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar fazën e parë të grupeve në kampionatin botëror.

Shqipëria ka arritur të fitojë një pikë të vlefshme e të mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër, në ndeshjen me Kolumbinë. Vendimtar në ndeshje ka qenë portieri i skuadrës së Shqipërisë Kejdi Myrtaj i cili ka ndaluar disa raste të rrezikshme në portën kuqezi.

Sfida e radhës do të luhet ditën e nesërme, në fazën e eliminimeve direkte. Shqipëria përballet me ekipin e Ukrainës.