Një konflikt për motive të dobëta ka sjellë plagosjen e një gruaje në moshë në një fshat të Librazhdit e cila u qëllua nga një burrë dhe dy djemtë e tij.
Violeta Muçaku ka debatuar me A.F në lidhje me ujin e pijshëm, por duket se situata ka përshkallëzuar, ndërsa burri ka dhunuar gruan në moshë duke e qëlluar me lopatë e shkelma. Hetimet kanë nisur nga ana e autoriteteve, kurse vetë gruaja foli për median fill pasi doli nga spitali i Librazhdit.
“Shkuam meqë na ka marrë ujin. Më rrahu. Më ra me lopatë dhe me shkelm në bark”, -tha e moshuara.