Koplik, i riu nga Gostivari përplas për vdekje kalimtarin e moshuar

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Koplik, atje ku një i moshuar ka humbur jetën në një aksident rrugor.

77 vjeçari kalonte rrugën “Shkodër-Koplik” kur një shqiptar nga Maqedonia e Veriut e ka përplasur për vdekje me makinë.

Policia bëri me dije se “mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.”

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.