Korçë, 21 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del jashtë rrugës… humb jetën i vëllai 15 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor “Dishnicë- Çiflig” të qarkut të Korçës.

Një makinë e tipit BMËka dalë nga rruga, pasi drejtuesi 21 vjeçar i automjetit ka humbur kontrollin. Vëllai i këtij të fundit, një 15 vjeçar me inicialet K.Sh, ka humbur jetën. I riu është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.”-njoftuan autoritetet.