Korçë, burri i thyen këmbën të shoqes dhe e detyron të rrijë në shtëpi për 6 ditë… shkak i sherrit një gotë vaji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, atje ku një 55 vjeçare e cila theu këmbën, është detyruar të qëndrojë në banesë nga i shoqi për 6 ditë.

Gruaja D.Mulla është shtyrë nga shkallët e banesës private nga bashkëshorti F. Mulla. Si pasojë e rënies, gruaja ka thyer këmbën e djathtë. Për ditë me radhë gruaja është detyruar të qëndrojë në banesë nga i shoqi. Vetëm ditën e djeshme gruaja është dërguar në spital, atje dhe ku ka treguar sesi ndodhi ngjarja.

55 vjeçarja dhunohej fizikisht nga i shoqi. Arsyeja e sherrit që solli në thyerjen e këmbës së gruas, ishte bërë për një motiv fare banal, një gotë vaji.

Denoncimi ndaj F. Mulla është bërë këtë të enjte nga ana e policisë, e cila ka nisur hetimet. Mjekët që kanë vizituar 55 vjeçaren, treguan se gruaja mund ta ketë të pamundur tanimë përdorimin e këmbës së djathtë. 55 vjeçarja më herët ka pësuar një paralizë si dhe vuante nga probleme të zemrës.