Korçë: Pacienti hyn në repartin e dializës me shishe me benzinë, parandalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në repartin e dializës në spitalin e Korçës, atje ku një person ka kërcënuar jetët e personelit mjekësor e pacientëve.

Personi në fjalë, vetë pacient i shërbimit të dializës, ka hyrë brenda ambienteve të repartit me një shishe me benzinë, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe të gjithë repartit.

Në momentin kur pacienti ka hyrë në ambientet e repartit, atje kanë qenë afro 20 pacientë dhe disa mjekë e infermierë.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka shmangur  një ngjarje që mund të kthehej në tragjedi. Pacientit i k rënë nga dora shishja e benzinës dhe në atë moment është ndërhyrë nga oficerët për të neutralizuar pacientin.

Pacienti është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.