Korçë: Punonjësi i policisë aksidenton të moshuarën 75 vjeçare

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë, atje ku një punonjës policie (nd/specialist për edukimin në shkolla) ka aksidentuar një të moshuar 75 vjeçare. Gruaja është dërguar me urgjentë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Sot në lagjen nr. 18, në bulevard “Gjergj Kastrioti”, automjeti privat tip “Ford” me drejtues shtetasin N. Sh., (punonjës policie, nd/specialist për edukimin në shkolla, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë) ka aksidentuar këmbësoren V. P., rreth 75 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.