Korçë: Udhëtonin me motor, burrë e grua përplasen nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, me pasojë plagosjen e dy personave në moshat 64 e 59 vjeç. Burrë e grua udhëtonin me motor në momentin kur janë goditur nga një makinë. Çifti është rrëzuar në rrugë e për pasojë të dy kanë marrë fraktura në trup.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.