Kosovë, afro 30 persona lëndohen pas përplasjes së autobusit me kamionin, policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Vragoli në afërsi të Prishtinës, atje ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion dhe një veturë. Për pasojë të lënduar kanë mbetur afro 30 persona.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).

Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje.

Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, njoftoi policia.