Kosovë: Një granatë dore shpërthen në tregun e kafshëve në Prizren, 9 persona mbetën të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren, atje ku shpërthimi i një granate dore ka lënë të plagosur 9 persona. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa më tutje 5 të tjerë janë dërguar për trajtim më të specializuar në Prishtinë.

Shefi i emergjëncës në Prizren tha për median vendase se të plagosurit kanë marrë lëndime në gjoks e qafë

“Kanë disa lëndime që nuk mund të trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Kanë lëndime në gjoks, në qafë dhe për mungesë të specialiteteve të caktume, prandaj janë transferu në QKUK”, tha mjekuHekuran Veçgishti

Tre persona janë identifikuar nga policia si të dyshuarit e kësaj ngjarje. Ata janë shpallur në kërkim policor.

 “Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore.   Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin Vesel Gashi