Kosovë, ushtrisë i shtohen dronët turkë “Bayraktar TB2”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur këtë të dielë se forcave ushtarake të Kosovës i janë shtuar edhe dronët ‘Bayraktar’ të Turqisë.

Kurti theksoi se bashkë me dronët e sofistikuar turkë, disa oficerë të FSK-së janë trajnuar për të bërë të mundur operimin e tyre.

”Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”.-njoftoi Kurti.