Dy punëtorë në Heraklion (Kretë) të Greqisë janë përfshirë në një sherr në ambientet e punës, në një godinë në ndërtim.
Punëtorët, një shqiptar dhe një shtetas palestinez, kanë nisur sherrin duke goditur njëri- tjetrin me çekiç e varre.
Shkak i sherrit ka qenë një mosmarrëveshje në punë. Dy punëtorët janë të moshave 35 e 40 vjeç. Të dy kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital. Pas mjekimit, të dy janë arrestuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.