Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e të martës në një familje në Konispol. Një 69 vjeçar i identifikuar si Hysen Islamaj, ka goditur për vdekje me sëpatë të shoqen 66 vjeçare, e quajtur Shano Islamaj.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti në familje ka ndodhur gjatë një përplasje për motive të dobëta, i cili ka shtyrë të moshuarin të marrë sëpatën dhe me të të vrasë barbarisht të shoqen.
Pas krimit të rëndë, 69 vjeçari është përballur me të birin 40 vjeçar,Klementin Islamajn. Ky i fundit është përleshur me të atin dhe gjatë konfliktit, dyshohet se e ka hedhur nga shkallët 69 vjeçarin. I moshuari ka humbur jetën në vend për shkak të traumës së shkaktuar nga rrëzimi prej shkallëve.

40 vjeçarin mendohet se e ka njoftuar e bija në telefon, e cila sipas të dhënave të deritanishme, ka qenë dëshmitare e vrasjes së gjyshes së saj.
Policia ka arrestuar 40 vjeçarin, ndërsa vijon punën hetimore për të hedhur dritë mbi këtë krim të dyfishtë në familje.
Të dhënat mbeten ende në kuadrin e dyshimeve, ndërsa hetuesit do të nisin të pyesin 40 vjeçarin dhe të tjerë persona në dijeni për ngjarjen.
Informacioni paraprak i policisë
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”