Krim i rëndë në Maliq, burri i merr jetën të shoqes… 46 vjeçarja gjendet në gropën e ujërave të zeza

Një vrasje e rëndë ka ndodhur këtë të mbrëmje në fshatin Zëmblak të Maliqit, atje ku një burrë dyshohet t’i ketë marrë jetën bashkëshortes e mandej ta ketë hedhur trupin në një gropë septike.

Autoritetet njoftuan se e ndjera e indeitifkuar si Luiza Mullalli, është gjetur në gropën e ujërave të zeza pranë shtëpisë. Ndërkohë autori i dyshuar, Gjergji Mullalli, aktualisht është në arrati. Sipas të dhënave paraprake, burrë e grua ishin në proces diforci.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.