Krim në familje në Tiranë: 32 vjeçari godet me thikë të shoqen

Një grua ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ndodhi në kryeqytet, ndërsa policia njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H.

Krimi ka ndodhur në zonën e Vorës dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një grindje për shkak të xhelozisë.

Gruaja është transportuar në spital dhe fatmirësisht plagët e marra nuk i rrezikojnë jetën.