Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të martës në Shkodër, atje ku një person dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij.
Krimi ka ndodhur në zonën e njohur si fusha e druve, në lagjjen “Mark Lula’. Autoritetet kanë gjetur të pajetë çiftin e të rinjve në makinën e djalit. Ky i fundit dyshohet se fillimisht ka qëlluar për vdekje të dashurën dhe më pas me të njëjtën armë, është vetëvrarë.
Të dhënat mbeten ende të pakonfirmuara nga policia, e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po zbardh rastin.