Krimi në Shkodër: 34 vjeçari humb jetën, e dashura në gjendje kritike në spital

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën në Shkodër, ku një i ri ka qëlluar drejt të dashurës e më pas ndaj vetes me armë zjarri.

Policia njofton se i riu, 34 vjeçari me inicialet K.M ka humbur jetën, ndërsa vajza me inicialet A.P është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spital. Të dy të rinjtë u gjetën në një makinë në lagjen  “Mark Lula”. 34 vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa vajza është gjetur ende e gjallë. Ajo është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje tepër të rëndë.

Policia ka gjetur në brendësi të automjetit një pistoletë, e dyshuar se është përdorur nga viktima 34 vjeçar në një rast të vrasje-vetëvrasjes.

Makina ku jane gjetur dy te rinjte, te cilet sipas te dhenave te deritanishme bashkejetonin

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.