Një nxënës i një gjimnazi në Krujë është ndaluar këtë të martë nga ana e policisë së Krujës, pasi ka hedhur spraj djegës (me përmbajtje piperi) në mes të klasës. Si pasojë e lëndës, shumë nxënës të klasës janë ndjerë keq dhe kanë përfunduar në spital me shqetësime.
“Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë.