Krujë: Po punonte në ndërtimin e një banese private, 45 vjeçari humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në rrethana tragjike në Krujë.

45 vjeçari Ylli Xhaferri ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhe, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ai është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore më të afërt.

Xhaferri ishte baba i tre fëmijëve.

Mbetet ende e paqartë sesi 45 vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën. Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

‘Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.’, njofton policia.