Kryeministri i Kosovës viziton familjen e policit të vrarë në krye të detyrës, ky ishte mesazhi i tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime tek familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës pas një sulmi nga forcat terroriste serbe në veri të vendit.

Pas fjalëve ngushëlluese, Kurti iu drejtua me këto fjalë familjarëve.

“Kohën nuk mundemi ta kthejmë prapa, shtëpia qenka plot e tashmë na keni edhe neve”

Afrim Bunjaku, nga Vushtrria, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës, fill pas të shtënave nga një grup terrorist i mirëorganizuar dhe i armatosur rëndë. Grupi ende qëndron në territorin e republikës së Kosovës, por që tashmë është i rrethuar nga forcat speciale të vendit.