Ksamil: 40 vjeçari  gjendet pa shenja jete në ujë, detajet e para

Një 40 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të kësaj të diele në Ksamil. I riu mbante veshur rroba polumbari dhe mendohet të jetë mbytur teksa ka qenë duke peshkuar.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 40 vjeçarit mund t’i ketë shpërthyer bombula e oksigjenit. Ai u gjend i mbytur në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil nga miqtë e tij të cilët kanë njoftuar autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.