Kualifikueset për “Euro24”, kuqezinjtë kërkojnë fitoren e parë me Moldavinë në mbrëmje

Këtë mbrëmje kombëtarja kuqezi përballet me Moldavinë në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset në “Euro 2024”.

Kemi shtatë finale dhe duhet të luajmë fort në të gjitha ndeshjet. Me Moldavinë është finalja e parë, duhet të jemi të përqendruar dhe një skuadër që ta sulmojë fort kundërshtarin. Duhet të luftojmë për të fituar. Ata kanë lojtarë të mirë dhe kanë regjistruar dy rezultate të mira në startin e këtyre kualifikueseve. Duhet të jemi mbi të gjitha të përqendruar, që të realizojmë objektivin tonë. Nuk ka ekipe të vogla”, tha tekniku i kuqezinjve Sylvinho, në konferencën e djeshme për median.

Ndaj Moldavisë, kombëtarja shqiptare e futbollit ka shanse të mëdha fitoreje. Të paktën kështu sugjerojnë ndeshjet e kaluara me Moldavinë. Ekipi ynë është përballur 5 herë ndaj ish- republikës sovjektike dhe në 4 ndeshje ka mundur të fitojë. Vetëm në një ndeshje miqësore, zhvilluar në Tiranë, Moldavia ka mundur të ruajë të paprekur portën, ndërsa rezultati përfundoi 0-0.

Si formacion i mundshëm (4-1-4-1), Shqipëria pritet të ketë një skuadër sulmuese, me pykë Cikalleshin, i ndihmuar nga krahët me Asanin e Uzunin. Në mesfushë pritet të jetë po ashtu Nedim Bajrami e Keidi Bare. Në mbrojtje kuqezinjte i mungon Balliu. Pritet që Hysaj të spostohet djathtas, në të majtë Mitaj ndërsa në qendër dyshja Gjimshiti- Ismajli.