Kukës: Familjarët e kërkonin prej 2 ditësh, 26 vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Orgjist të Kukësit. Një 26 vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur, është gjendur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Familja e kërkonte prej dy ditësh 26 vjeçaren e ndjerë. Nga këqyrja paraprakre e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka gjetur asnjë shenjë dhunë apo dëmtime tjera. Kësisoj, hetuesit besojnë se 26 vjeçarja është vetëmbytur.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”, njoftoi policia.