Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Mamëz, atje ku depozitohen mbetjet urbane të qytetit të Kukësit. Flakët kanë rënë në hyrje të vendgrumbullimit, duke u përhapur edhe në zonën pyjore përreth.
Ende nuk dihet si cili ka qenë shkaku i zjarrit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për parandalimin e përhapjses së flakëve. Fatkeqësisht prania e erës mund të favorizojë flakët, pasi zona rrethohet nga një masiv pyjor me pemë dushku.
Ky është rasti i katërt i rënies së zjarreve në këtë zonë.