Kukës, zjarri përfshin banesën tre katëshe, në godinë jeton një çift të moshuarish

Një zjarr me përmasa të mëdha kë përfshirë një godinë tre katëshe në ndërtim, në lagjen nr.3 të Kukësit. Zjarri ka rënë në dy katet (në ndërtim) e sipërme të godinës, banesë ku jeton një çift të moshuarish. Fatmirësisht të moshuarit kanë qenë në katin e parë kur zjarri ka përfshirë dy katet e mësipërme.

Një grup zjarrfikësish vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve. Në katet e mësipërme ka patur materiale ndërtimore e sende tjera.