Me grupin e kompletuar, kombëtarja e Shqipërisë tanimë është gati për ndeshjen vendimtare me Moldavinë, këtë të premte. Trajneri Silvinjo pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me një ndryshim të detyruar. Në vend të Arlind Ajetit, i dëmtuar në pjesën e kofshës, në repartin e mbrojtjes do të rikthehet Ardian Ismajli. Në qendër më Ismajlin do të jetë Gjimsiti, ndërsa krahët do të mbulohen nga Hysaj e Mitaj.
Mesfusha nga ana tjetër nuk ka ndryshime. Ylber Ramadani, Kristjan Asllani do të jenë në mesfushë, ndërsa para tyre Nedim Bajrami.
Në sulm po ashtu nuk ka surpriza. Në krahun e majtë do të luajë Seferi, ndërsa në të djathtë Jasi Asani. Në krye të sulmit pritet të jetë Sokol Cikalleshi.
Kujtojmë se Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit në Euro2024. Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë për të siguruar biletën drejt Gjermanisë.