Me energji të reja dhe një objektiv ambicioz, kuqezinjtë e kombëtares bëhen gati për të dalë të parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Me përfundimin e Europianit në Gjermani, skuadra tanimë pret të shtunën për të nisur kampionatin. Të parët sfidantë para kuqezinjve janë ukrainasit, ndërsa ndeshja zhvillohet në Pragë.
Qazim Laçi dhe Marash Kumbulla, folën për ndeshjen e parë para nisjes drej Çekisë.
Kombëtarja ka zhvilluar stërvitje me nga dy seanca përgatitore në ditë. Kuqezinjtë do të mbërrijnë pasdite në Pragë. Përgatitjet për takimin me Ukrainën përmbyllen nesër (premte), ndërsa ndeshja zhvillohet në orën 20:45 në ‘Epet Arena’.